Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara kanë testuar me sukses një sistem të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë veprimi. Ministria Izraelite e Mbrojtjes sqaroi në një deklaratë se testimi u krye në Alaskë të Shteteve të Bashkuara në kontekst të tensioneve me Iranin

“Sot, Izraeli ka aftësinë për të vepruar kundër raketave balistike që mund të nisen kundër nesh nga Irani apo gjetkë”- tha me kënaqësi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu. “Është një arritje e madhe për sigurinë e Izraelit”-shtoi ai. Ambasadori i SHBA në Izrael, David Friedman, mori pjesë në mbledhjen e qeverisë izraelite ku u transmetua videoja e lëshimit të raketës në Alaska.

Izraeli kishte njoftuar që në janar për testimin e sistemit Arrow-3 në territorin e Shteteve të Bashkuara. Testime  të tjera u kryen gjithashtu përpara se sistemi të instalohej në bazat ajrore izraelite në vitin 2017.

Aurora Intel@AuroraIntel

Video of the successful #Israel|i Arrow 3 test in #Alaska, #US.28811:48 AM – Jul 28, 2019Twitter Ads info and privacy161 people are talking about this

Lexo po ashtu:  Rusët kanë filluar të largohen nga vendi i tyre, Rama: Janë të mirëpritur në Shqipëri

Sipas zyrtarëve izraelitë, sistemi i testuar në Alaska pritet të ofrojë mbrojtje më të mirë sesa versioni më i vjetër. Sistemi Arrow 3 i bashkëfinancuar nga Shtetet e Bashkuara, është shpikur dhe zbatuar nga industria aeronautike e Izraelit në partneritet me American Boeing.

Testimet vijnë në një kohë që  tensionet e Gjirit janë rritur që prej  tërheqjes së njëanshme të SHBA-ve nga marrëveshja  për programin bërthamor iranian e vitit 2015dhe rivendosja e sanksioneve të ashpra të Shteteve të Bashkuara kundër Republikës Islamike. Izraeli konsiderohet forca e parë ushtarake bërthamore në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *