Regjisori Sam Mendes, i cili që nga filmi i fundit i Bondit, Spectre nuk ka bërë regji të filmave të metrazhit të gjatë, është rikthyer me një projekt të ri. Drama e tensionuar luftarake, e titulluar thjesht “1917”, është prezantuar tani me fragmentin e parë zyrtar.

Skenari për ngjarjen është shkruar nga Mendes dhe Krysty Wilson-Cairns, ndërsa filmi është vendosur në kulmin e Luftës së Parë Botërore.

Dy ushtarë të rinj britanikë, Schofield (George McKay) dhe Blake (Dean-Charles Chapman) ngarkohen me një mision në dukje të pamundur. Në një garë kundër kohës, ata duhet ta kapërcejnë territorin e armikut dhe ta dërgojnë një mesazh që do ta ndalojë sulmin vdekjeprurës ndaj qindra ushtarëve, përfshirë vëllanë e Blake.

Në ekipin e aktorëve përfshihen edhe Colin Firth, Benedict Cumberbatch, Mark Strong, Andrew Scott dhe Daniel Mays, ndërsa filmi “1917” do të dalë në kinema më vonë këtë vit.

Lexo po ashtu:  Deklarata e Churchill për Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *