Gratë e martuara përjetojnë më shumë stres se ato që janë beqare. Ato kanë një peshë të madhe në punë, prindërim dhe martesë. Gratë e martuara kanë më shumë gjasa të përjetojnë dhimbje koke, lodhje dhe zemërim.

Prindërimi është gjithashtu një stres më vete. Çuditërisht burrat japin një kontribut më të madh tek stresi që kalojnë gratë sesa fëmijët. Sipas një studimi, 46% e grave thonë se fëmijët u krijojnë më pak stres se burrat e tyre.

Bright Side tregon se si burrat ndikojnë tek gratë e tyre dhe si të shmangin pasojat negative siç është stresi.

Një burrë sillet si një fëmijë

E vërteta është se meshkujt sillen si fëmijët deri në moshën 43-vjeçare. Kjo shprehet jo vetëm në qëndrimin e tyre të pakuptimtë ndaj disa çështjeve dhe sjelljes së tyre, por edhe në bashkëveprimin e tyre me fëmijët. “Një 7-vjeçar do të jetë një 7-vjeçar. Por një 35-vjeçar që vepron si një 7-vjeçar është më stresues”, thotë një nga pjesëmarrësit e këtij hulumtimi.

Pse baballarët i argëtojnë fëmijët më shumë?

Baballarët perceptohen si një mik, një festëdhe një bashkëpunëtor me ide argëtuese që lejon çdo gjë. Nënat janë më të shqetësuara për çështjet që lidhen me edukimin, disiplinën, shëndetin dhe zhvillimin edukativ të një fëmije. Gratë ndjekin më shumë rutinën e përditshme të fëmijëve, u japin udhëzime. Mamatë nga ana tjetër, duket sikur janë ‘policët e keq’. Kjo ndikon në marrëdhëniet e tyre me fëmijët dhe mund të çojë në konflikt midis vetë prindërve.

Lexo po ashtu:  “Të isha një lule”, poezia e trishtë e Musine Kokalarit, autores së vuajtjeve të mëdha

Zgjidhja:

Është më mirë të rrini në unitet. Nëse një prind ndalon diçka për një fëmijë, atëherë i dyti duhet ta mbështesë këtë vendim. Është e nevojshme të veprohet së bashku dhe të bini dakord me ndalimet dhe lejet që u impononi fëmijëve tuaj.

Është gjithashtu e rëndësishme të ndani përgjegjësinë për kujdesin ditor të fëmijëve. Një fëmijë nuk është në gjendje të bashkohet me ekipin e notit, të zgjedhë vitaminat dhe të bëjë një takim vetë me një mjek, por babai dhe mami munden.

Dhe këtu është koha kur një burrë mund të ndihmojë dhe të lehtësojë ngarkesën e gruas së tij. Pastaj vetë nënat mund të ndalojnë të fokusohen në gabimet që bëjnë fëmijët e tyre, të ndalojnë të përpiqen të kontrollojnë gjithçka dhe ndonjëherë të marrin pjesë në lojërat e fëmijëve me burrin e tyre.

Punët e shtëpisë

Një studim i para pak kohëve zbuloi se një në 5 nëna thotë se nuk merr ndihmë në punët e shtëpisë nga bashkëshorti i tyre dhe kjo është një burim i madh stresi. Gratë shpenzojnë më shumë kohë në punët e shtëpisë, ndërsa burrat shpenzojnë më shumë kohë për t’u çlodhur.

Lexo po ashtu:  Dyshoi mbi vërtetësinë e ditarit të Anne Frank, arrestohet 42-vjeçari në Holandë

Detyrat e grave përfshijnë jo vetëm gatimin dhe pastrimin, por edhe pagesën e faturave, blerjet ushqimore dhe planifikimin e buxhetit. Këto aktivitete janë shumë të rëndësishme për strukturën mbështetëse të familjes, por ato mund të bëhen dërrmuese kur menaxhohen nga një person i vetëm.

Zgjidhja:

Përgjigja më e thjeshtë dhe e qartë është se një burrë mund ta ndihmojë gruan e tij me punët e shtëpisë. Përgjegjësitë e përbashkëta familjare janë një nga arsyet kryesore për një martesë të suksesshme. Të dy bashkëshortët duhet të vlerësojnë përpjekjet e tjetrit. Çdo punë është e vlefshme, edhe nëse nuk gjeneron të ardhura. Nëse punët janë ndarë përgjysmë, ata do të bëhen më shpejtë dhe koha e mbetur mund të shpenzohen me njëri-tjetrin.

Një grua ndihet fajtore dhe nuk ka kohë të lirë

Duke marrë parasysh të gjitha detyrat e gravetë përshkruara më sipër, ato mund të ndihen sikur kanë mungesë të kohës sëlirë. Veçanërisht nëse punojnë me orar të plotë. Në mbrëmje, pas punës, atoduhet t’i kushtojnë vëmendje çdo anëtari të familjes dhe të kryejnë të gjithapunët e shtëpisë.

Lexo po ashtu:  Dhembja e kokës gjatë shtatzënisë: Shkaktarët dhe shërimi

Kjo ndjenjë shpie në stres. Gratë përpiqen të bëjnë gjithçka në 24 orë, por për shkak të nxitimit ndonjëherë mund të ndodhin gabime. Përgjegjësia për fëmijët, bashkëshortin dhe familjen qëndron tek gruaja dhe ajo mund të ndjehet fajtore kur diçka shkon keq. Stresi mund të shkaktohet duke fajësuar vetën.

Zgjidhja:

Në mënyrë që një grua mos të ndihet fajtore për shkak të mungesës së kohës, burri mund të ndajë me të jo vetëm punët e shtëpisë dhe kujdesin për fëmijët, por edhe përgjegjësinë për familjen në tërësi. Ka 2 të rritur, jo vetëm një grua. Kur bashkëshortët diskutojnë problemet, marrin vendime së bashku dhe janë përgjegjës për to.

Mos harroni se stresi mund të çojë në divorc, për të mos përmendur pastaj efektin negativ në shëndetin tuaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *