Operatorët më të mëdhenj japonezë të telefonisë celulare kanë rinisur të tregtojnë modelet e fundit të Huawei. Sipas degës japoneze të Huawei, 4 operatorë në vend, përfshirë dy më të mëdhenjtë, kanë filluar të shesin aparatet celularë që mbajnë logon e Huawei duke filluar prej kësaj të Enjte.

Tre operatorët më të mëdhenj në vend kishin planifikuar të nxirrnin në treg modelin e  fundit të Huawei që në muajin Maj, por kjo gjë u shty, pas vendimit të papritur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta vendosur Huawei në listën e zezë, duke i ndaluar kompanive amerikane çdo lloj marrëdhënie tregtare me gjigantin kinez.

Huawei ka hyrë në tregun japonez që prej vitit 2005. Në vitin 2018 Huawei u rendit si kompania më e madhe në tregun e celularëve inteligjentë pa kontratë nga operatorët. Pra, mes japonezëve të cilët nuk kanë të lidhur një kontratë me kompanitë celulare, Huawei duket të jetë marka e tyre e preferuar.

Roel Korkuti – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Qeveria spanjolle vendos heqjen e Francos nga mauzoleumi shtetëror

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *