Nga: Thanas Mustaqi

Një faqe e plotë e gazetës së ilustruar të përjavshme britanike “The Graphic” (17 janar 1925), ka në qendër një ngjarje të bujshme: rrëzimin e qeverisë së Fan Nolit nga forcat mercenare ruse në shërbim të ish-kryeministrit të arratisur në mbretërinë jugosllave, Ahmet Zogu.

Faksimile e së përjavshmes britanike “The Graphic”, ku është publikuar reportazhi për Shqipërinë

Reportazhi me pesë foto mban titullin: “Revoltë ditën e Krishtlindjeve në Shqipëri / Ekskluzive për gazetën ‘The Graphic’” (Albania’s Christmas Day Revolt / Exclusive to “The Graphic”)”.

Në fund të faqes është dhe ky lajm i shkurtër: “Krishtlindjet në Shqipëri nuk ishin një ditë ‘paqeje dhe dashurie për njerëzit’; përkundrazi, ajo shënoi revoltën e Ahmet Bej Zogut kundër Kryeministrit nacionalist, peshkopit Fan Noli, dhe qeverisë së tij. Revolta u realizua me sukses të madh për faktin se ndonëse qeveria pranoi të luftojë, pati pak viktima nga secila palë, pasi oficerë dhe ushtarë rusë, të ish-Ushtrisë së gjeneralit Vrangel, ndihmuan në arritjen e fitores. Këto janë fotot e para të përplasjes (encounter) të marra nga ky vend”.

Lexo po ashtu:  Baruti u shpik aksidentalisht, kur kinezët po përpiqeshin të prodhonin ilaçin e pavdekësisë së njeriut

Skuadroni rus ku në plan të parë duken katër topat malorë bronzi të prodhimit austriak, kurse tetë mitralozat “Fiat” italianë nuk dallohen. Është një moment përgatitjeje për paradë, pasi numërorët e topit të parë ende nuk kanë përfunduar fiksimin e armës. Duket që atë ditë dhjetori ka qenë me diell

“The Graphic” ishte përjavshme e ilustruar që mbetet shembull i shkëlqyer i një dosjeje historike shoqërore. Dilte të shtunave, që nga 4 dhjetori 1869 me 24 faqe. Mes bashkëpunëtorëve të kësaj gazete ishin figura të tilla të mëdha të letrave angleze, si George Eliot (pseudonim i Mary Anne Evans, 1819-1880), Thomas Hardy (1840-1928), Anthony Trollope (1815-1882) etj.

Disa nga pjesëtarët e detashmentit kanë pozuar para aparatit. Dallohen mirë fytyrat, uniformat, dekoratat, gradat dhe armatimi

Ndikimi i revistës në botën e artit ishte i madh, ndërsa mes admiruesve të saj të shumtë njihet dhe Vincent Van Goghu (1853-1890).

E përjavshmja “The Graphic” vazhdoi të botohet me këtë titull deri në vitin 1932, kur mbyllet pas 3,266 numrash.

Lexo po ashtu:  Bashkëpuntorët e Serbisë në Studio televizive: Rehabilitimi i turpshëm i Bashkëpunëtorëve të armikut

Kryengritësit duke ardhur nga malet në rrugën drejt Tiranës. Fotoja ka një zgjidhje të mirë kompozicionale, pasi shkrepja është bërë prapa kurrizit të një fshatari të Shqipërisë së Mesme (tiranas) me qeleshen karakteristike të lartë. Ai po kundron një kolonë të gjatë me malësorë të armatosur me veshjen karakteristike dhe qeleshet më të shkurtër. Në sfond duket mali i Dajtit. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *