Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipëri!
Mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai!
Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipëtarka, shqipëtarë!
Naimnë kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qarë!
…………………………….
Vdiq Naimi, gjithë thonë,
qani turq, qani kaurë!
Bilbil’ i gjuhësë tonë
s’do të dëgjohet më kurrë!
Vdiq Naimi, që këndoi
trimërinë, Skënderbenë,
vdiq Naimi, që lëvdoi
dhe nderoi memëdhenë!
Vdiq Naimi, po ç’të gjeti,
o moj Shqipëri e mjerë!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s’ka të tjerë.
Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkretë,
pse more të tillë burrë?
I ndritë shpirti për jetë,
mos i vdektë nami kurrë! Poezi nga Andon Z. Cajupi – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress