15 shprehjet mbi besimin thënë nga ateistët më të famshëm të historisë, ju sjellë MekuliPress.
“Kreacionistët e bëjnë të tingëllojë, sikur një “teori” është diçka të cilën e ke ëndërruar, pasi ke qenë i dehur gjatë gjithë natës.” – Isak Asimov
“Unë nuk besoj në Zot. Zoti im është patriotizmi. Mësoji një njeriu që të jetë një qytetar i mirë, dhe kështu ke zgjidhur problemin e jetës.” – Endrju Karnegi
“Të gjithë njerëzit që mendojnë janë ateistë.” – Ernest Heminguei
“Farët janë më të dobishëm se sa kishat.” – Benxhamin Frenklin
“Besim do të thotë, të mos duash të dish atë që është e vërtetë.” – Fridrih Niçe
“Fakti që një besimtar është më i lumtur se sa një skeptik, nuk është më bindës, se sa fakti që një i dehur është më i lumtur se sa një njeri që është esëll.” – Xhorxh Bernard Shou
“Thoni çfarë të doni për mrekullinë e ëmbël të besimit të padyshimtë, unë e konsideroj një aftësi të tmerrshme dhe absolutisht të neveritshme.” – Kërt Vonegat
“Unë besoj tek Zoti, vetëm se e shoh të shpalosur tek Natyra.” – Frenk Lloid Rajt
“Njeriu nuk do të jetë i lirë, deri kur mbreti i fundit të mbytet me zorrët e priftit të fundit.” – Denis Didëro
“Një njeri pranohet në kishë prej asaj që beson, dhe nxirret jashtë prej asaj që di.” – Samuel Clemens
“E gjitha është kaq fëmijërore, kaq e huaj ndaj realitetit, saqë për këdo që ka një qasje miqësore kundrejt njerëzimit, është e dhimbshme të mendojë se shumica e vdekatarëve nuk do të jenë kurrë në gjendje të ngrihen mbi këtë pikëpamje për jetën.” – Zigmund Frojd
“Feja shihet nga njerëzit e zakonshëm si e vërtetë, nga të mençurit si e rremë, dhe nga sundimtarët si e dobishme.” – Eduard Gibon
“Kisha thotë se toka është e sheshtë, por unë e di që është e rrumbullakët, sepse kam parë hijen e saj në Hënë, dhe unë kam më shumë besim tek një hije, se sa tek kisha.” – Ferdinand Magelani
“Jo vetëm që nuk ka Zot, por përpiquni të gjeni një hidraulik fundjavave.” – Udi Alen
“Është një mashtrim i vërtetë po ta mendosh, që të besosh në diçka tani, në këmbim të diçkaje pas vdekjes. Edhe korporatat e mëdha me sistemet e tyre të shpërblimit, nuk përpiqen që ta japin pas vdekjes.” – Gloria Shtainem – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress