Mungesa e vitaminës D është tejet e shprehur në mesin e të rinjve në Britani të Madhe. Ajo është e domosdoshme për të pasur një shëndet të mirë dhe ka efekte në disa sisteme nëpër trup.

Simptomat e mungesës së kësaj vitamine është vështirë që të vërehen, por njëra prej tyre sipas një studimit të fundit është dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës, shkruan Express.co.uk

Vitamina D funksionin sikur një hormon dhe secila qelizë e trupit e ka një receptor për të. Trupi e prodhon vitaminën D nga kolesteroli kur lëkura ekspozohet në diell.

Njerëzit që jetojnë afër ekuatorit u ekspozohen më shumë rrezeve të diellit dhe kanë më pak gjasa për të vuajtur nga mungesa e vitaminës D.

Për njerëzit që nuk dalin gjithaq në diell rreziku që të kenë mungesë të saj është më i madh.

Lexo po ashtu:  “Mos e braktisni kafshën tuaj shtëpiake për shkak të ardhjes në jetë të një fëmije”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *