Acarim i fëmijës
Një nga simptomat që tregon dehidratim të fëmijës është edhe acarimi pa shkak të njohur. Bebet zakonisht qajnë kur janë ndotur, kur janë të uritur ose kur duan të flenë. Nëse fëmija juaj nuk është as i ndotur as i uritur dhe as në nevojë për gjumë atherë arsyeja e grindjes së tij me siguri është mungesa e hidratimit.
Lëkurë e thatë
Dehidratimi i fëmijëve mund të shfaqet lehtësisht edhe në nivel pamor. Mjafton të vëzhgojmë hundën e fëmijës, lëkura rreth saj është e thatë dhe e rrjepur. Gjithashtu buzët janë të zbehta dhe të rrjepura. Nëse fëmija juaj shfaq këto shenja, jo vetëm që duhet ta ushqeni menjëherë me gji ose t’i jepni ujë, por edhe duhet të shkoni direkt tek mjeku pediatër.
Nuk bën urinën
Një nga shenjat që kërkojnë gjithnjë pediatret në rastet kur dyshojnë për dehidratim është edhe mungesa e urinimit tek fëmija. Kjo mund të shihet lehtësisht nëse panolina fëmijës suaj ka mbetur e thatë për orë e orë të tëra. Madje dhe aroma e rëndë e urinës mund të tregojë që fëmija juaj vuan nga dehidratimi.
Rraskapitje dhe përgjumje
Një tjetër shenjë që tregon dehidratimin tek fëmijët është edhe rraskapitja si dhe përgjumja e papritur e tyre. Sigurisht që fëmija mund të lodhet ose të jetë i përgjumur edhe për arsye të tjera. Gjithsesi nëse bën shumë nxehtë, bëni mirë ta çoni fëmijën tek mjeku, para se ti shfaqen simptoma akoma dhe më të rënda si të vjellat dhe dizanteria. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress