Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është deklaruar pas shpërndarjes së legjislaturës së VI të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se sot është ditë gëzimi për të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Seanca e fundit ishte mundësia e deputetëve që t’ia kthejnë mundësinë e zgjedhjes qytetarëve, u bë mirë që me votim masiv u hap rruga për zgjedhje dhe për qeveri të mirë. Kjo Qeveri kishe 21 ministra, 80 zëvendësministra, ishte Qeveri që kishte dyfish më shumë parti, sesa deputet të partisë së tij në Kuvend, sot është ditë gëzimi për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha Kurti, para mediave transmeton Telegrafi.
Kurse sa i përket koalicionit me LDK-në, Kurti tha se sapo të ketë rezultate do t’i bëjnë publike menjëherë.
“Jemi në proces në vullnet të mirë e për kurorëzimin e të cilit jam optimist. Qeveria e ardhshme nuk do të duhet të merret me vendime të mëdha, por më punë të mëdha, krimi i luftimit të korrupsionit, arsimim të mirë, luftimin e korrupsionit e të tjera”, u shpreh ai.
Kurti theksoi se nuk do të hyjnë në koalicion me partitë të cilat kanë qenë pjesë e PAN-it.
Ndryshe, më 89 vota për , 1 kundër dhe 2 abstenime, deputet e Kuvendit të Kosovës vendosën për shpërndarjen e VI të legjislaturës së Kuvendit.