Bashkimi Europian po mendon të krijojë një fond 100 miliardë euro si mbështetje për “kampionët europianë” që do të përballen me gjigandët amerikanë dhe kinezë të teknologjisë si  Google, Apple dhe Alibaba.
“Politico” raporton për një listë prej 173 faqesh në të cilën shpalosen synimet për një Europë të aftë që të marë masa tregëtare ndaj ShBA dhe Kinës. 

Ngritja dhe lidershipi i konkurentëve joeuropianë, me mjete të paprecedenta financiare, ka potencialin e asgjësimit të dinamikës ekzistuese inovatore të BE-së dhe minimin e pozicionit industrialmtë Unionit në disa sektorë, citon “Politico” dokumentin. 

Google, Apple, Facebook, Amazon, Microsoft, Baidu, Alibaba dhe Tencent identifikohen si kompanitë që duhen konkuruar dhe që për momentin Europa nuk i ka. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  Ripërsërit deputetja britanike, Kearns: Burimet ushtarake më kanë thënë, armët nga Serbia hyjnë në Kosovë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *