Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç ka dalë së fundmi me një interpretim tjetër për sa i përket dialogut me Kosovën dhe ideve për demarkacionin. Ai nuk ka përdorur termin ndarje dhe shkëmbim territori, por demarkacion, kundër të cilit sipas tij është Gjermania. Sipas Vuçiç që ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës, ShBA nuk ka ndonjë interes të posaçëm për llojin e marrëveshjes që do të arrihet, përveçse do një marrëveshje përfundimtare.

BE-ja, veçanërisht Gjermania, është kundër demarkacionit, ndërsa ShBA janë të hapura dhe nuk janë të interesuara për atë se çfarë do të bihet dakord. Ata nuk janë shumë entuziastë me idenë sepse e njohën Kosovën, por ata duan njohjen e ndërsjellë, është shprehur Vuçiç. 

Më herët Vuçiç është përpjekur të bëjë një lloj viktimizimi të Serbisë të cilën e ka paraqitur si një shtet që përballet me presione nga ana e amerikanëve, por me daljen në skenë të idesë së shkëmbimit të territoreve, Serbia duket se po rishikon qëndrimet dhe është e detyruar të pranojë se në raport me Kosovën nuk ka më një qëndrim parimor apo dogmatik prej askujt.  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  Ukraina thirrje kreut të OKB: Garantoni korridore të vërteta humanitare për Mariupolin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *