Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Sipas një studimi të fundit, temat dhe stili i shkrimeve që mbajnë emrin e Enrique Serpas, një autori pak të njohur nga Kuba, morën jehonë në veprat e Ernest Heminguejit, që shkroi disa prej veprave më të njohura në atë vend, gjatë viteve ’40 -’50, shkruan “The Guardian”.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Akademiku amerikan Andrew Feldman, është shprehur se kishte paralele shumë të forta mes tregimeve të Serpas dhe veprave të vonshme të Heminguejit, përfshirë “Të kesh a të mos kesh” dhe “Plaku dhe deti”. Megjithëse “nuk flitet për plagjiaturë”, tregimet kishin “ngjashmëri të pabesueshme, në tema dhe në stil”.

Feldman, tha: “The Marlin’ e shkruar nga Serpa, e botuar së pari më 1936, është për një djalë dhe një plak, që peshkojnë. Plakun e vret peshku Marlin, në përleshje e sipër. Kësisoj, kjo duket shumë e ngjashme me “Plaku dhe deti” të Heminguejit, botuar më 1952. Më tej, novela e Serpas “Kontrabanda”, një rrëfim për kontrabandën e rumit, është shumë e ngjashme me “Të kesh a të mos kesh”, tregimi për të njëjtën dukuri, shkruar nga Hemingueji.”

Po ashtu, ai ka zbuluar një letër të papublikuar, ku shkrimtarja Martha Gellhorn, e martuar për pak kohë me Heminguejin, i shkroi në emër të këtij të fundit redaktorit, duke provuar ta bindte për ta botuar në anglisht, veprën e Serpa-s. Ajo shprehej, se, Heminguej besonte që miku i tij ishte “një mrekulli.”/konica.al/MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Lexo po ashtu:  Pse disa njerëz i kapë gjumi sapo hipin në makinë, shkenca ka një shpjegim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *