GJUHA E JON
Sa e mir asht gjuha e jon
Që prindrit tan flisnin gjithmon!
Sa e aml ësht shqipja me knù
Ene sa udob asht me u shkrù!
Prej Zotit nalt asht e bekumun,
Ene fama i asht fort e nigjumun.
Alha pra djelm t’i kapim librat
Ku kena me msu gjith t’mirat.
Shka bojin babet n’motn e par
Kur ish i nritun emri shqiptar.
Alha pra djelm t’bonemi ma trima,
Tue knù qysh diftonte Skanderbegu me shkrepëtima.
Faik Bega i Konicës
Botuar në “Albania”, 1897/MekuliPress/