“Njerëzve nuk u pengon të jenë të ligj; por ata asnjëherë nuk duan të dalin qesharak”

“Është skandali publik i cili ofendon; të mëkatosh fshehtas nuk aspak mëkat.”

“Njeriu më leht pranon qortim moral, por asnjëherë tallje.”

“Ah! Sa e bezdisshme që ligji nuk u lejon grave t’i ndërrojnë burrat ashtu siç i ndërron njeriu këmishat.”

“Nga të gjitha marrëzitë nuk ka më të madhe se të presësh të bësh botën vend më të mirë.”

“Kur e shihni veten tek njerëzit, duhet të tentoni të përngjani anët e mira të tyre.”

“Më shumë njerëz vdesin nga barërat se nga sëmundja.”

“Jashtë Parisit, nuk ka shpresë për të kulturuarit.”

“Librat dhe martesa sëmuren së bashku.”

“Dashuria është mjeshtër i madh. Na mëson të bëhemi çfarë kurrë nuk ishim”

“Dobësia e njeriut është  të dëshirojë të dijë atë që njeriu nuk dëshiron të dijë.”

“Dua të dallohem nga të tjerët; të them të vërtetën, miku i gjithë botës nuk është mik për mua.

Lexo po ashtu:  Shqipëria eksporton perime në 75 shtete, ja zonat që prodhojnë më shumë

“I urrejë të gjithë njerëzit, njërën palë sepse janë të lig dhe të egër, dhe të tjerët sepse pajtohen me të egrit.”

“Arsyeja nuk është ajo që vendos në dashuri.”

“Një budalla i edukuar është më budalla se budallai injorant.”

“Të shkruash është si prostitucion. Fillimisht e bën për dashuri, dhe pastaj për miqtë e afërt dhe pastaj për para.”

“Gjërat kanë vetëm vlerën të cilën njeriu ua jep.”

“Njeriu lehtë mashtrohet nga ai që e don.”

“Ziliqarët vdesin, por zilia kurrë.”

“Nuk jemi përgjegjës vetëm për ato që bëjmë, por edhe për ato që nuk bëjmë.”

“Pemët të cilat rriten ngadalë japin frytet më të mira.”

“Sa më e madhe pengesa, aq më shumë famë në të kaluarit e sajë.”

“Jeta është tragjedi për ata të cilët ndjejnë dhe komedi për ata të cilët mendojnë.”

“Më zemëron të jem gabim kur e di se kam të drejtë.”

“Hipokrizia është një ves në modë, dhe të gjitha veset në modë kalojnë në virtyt.”

Lexo po ashtu:  Manipuluesit dhe ti/ Shtatë mënyra se si të tjerët përpiqen t’ju kontrollojnë

“Njeriu, ju siguroj, është krijesë e keqe.”

“Të jetosh pa dashuruar nuk është jetë e vërtetë.”

“Bukuria pa inteligjencë është sikur grepi pa karrem.”

“Nëse e shtyp pikëllimin shumë, mund thjeshtë të dyfishohet.”

“Njerëzit janë të gjithë të njëjtë në premtimet e tyre. Vetëm në veprimet e tyre ata dallojnë.”

“Nxitimi i pa arsyeshëm është rruga e drejtë gabimit.”

“Njeriu i mençur është superior ndaj çdo ofendimi që i bëhet dhe përgjigja më e mirë ndaj sjelljeve të pahijshme është durimi dhe përmbajtja.”

“Sa më shumë që e dashurojmë dikë, aq më pak e lajkatojmë atë. Dashuria e shfaq veten përmes justifikimit të asgjëje.” /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *