Hudhra, e kombinuar me kripën dhe piperin e zi është një nga kënaqësitë më të mëdha në kuzhinë, për të mos folur për vetitë antimikrobike dhe antibiotike të saj.
Megjithatë, hudhrat kineze kanë populluar shumë tregje të botës për shkak të kostos së ulët, madje në Shtetet e Bashkuara ka pasur shumë protesta nga prodhuesit vendas me pretendimin se hudhrat që vijnë nga Kina janë toksike, të rritura me sasi të lara pesticidesh dhe në toka të kontaminuara.
Si t’i shpëtojmë këtij rreziku?
Së pari, mund t’i blini hudhrat në një market me prodhime të çertifikuara si ‘bio’ dhe që përmbajnë etiketën ‘Bio’ në to. Së dyti, mund t’i blini tek prodhuesit e vegjël lokalë, ku mund të shihni me sytë tuaj se i kanë mbjellë dhe rritur vetë.
Së treti, mund t’i mbillni vetë hudhrat tuaja në kopsht ose verandë dhe të jeni 100% të sigurt për to. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”