Në SHBA është zbuluar së fundmi një dorëshkrim i panjohur i folozofit të mirënjohur të shekullit të 17-të, John Locke. I titulluar “Arsyet për tolerimin e njëjtë me të tjerë të katolikëve”, dorëshkrimi mendohet se daton në vitet 1667-1668 dhe është poseduar nga pasardhësit e një miku të Locke deri në vitet ’20 të shekullit të 20-të. Në këtë kohë dorëshkrimi iu shit në një ankand ndaj një tregëtari librash dhe nga ai qarkulloi në koleksione private deri sa iu dhuar kolegjit St John në Annapolis.

Studiuesi i Locke, JC Walmsley vuri re një referencë të tij në një katalog librash të vitit 1928.

Locke njihej që nuk e e zgjeroi tolerimin e tij drejt katolikëve dhe kontrollova online për të parë nëse kishte ndonjë kopje që përputhej me dorëshkrimin. Nuk kishte. Kjo sugjeronte dy gjëra: që dorëshkrimi i atribuohej gabimisht Locke – që ndodh më shpesh nga sa mendojmë – ose kishte një dorëshkrim të panjohur të Locke me përmbajtje befasuese, shprehet studiuesi në fjalë.

Lexo po ashtu:  Solzhenicin: - Kështu u rezistohet gënjeshtrave të pushtetit. Për t’u bërë më e paraqitshme shteti kërkon papushim një aleate, dhe kjo është Gënjeshtra.

Nga skanimet dhe analizat e bëra rezultoi se dorëshkrimi i përkiste folozofit dhe kjo përbën një të papritur, pasi sipas Walmsleyt “supozohet se Locke nuk i toleroi kurrë katolikët”.

E gjithë puna e tij e publikuar sugjeron që ai nuk do ta konsideronte këtë as si mundësi. Ky dorëshkrim tregon se…ai ishte shumë më tolerant në disa drejtime sesa mendohej deri më tani, vijon studiuesi në fjalë.

Locke konsiderohet si filozof i tolerancës pas publikimit të dy traktateve për qeverinë që konsiderohen si baza të demokracisë moderne perëndimore.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *