Sot do prezantoheni recetën e pijes së përbërë me limon, hudhër dhe xhenxhefil, që ndihmon në zhbllokimin e arterieve, si dhe uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

Hudhra njihet si  burim i vetive të forta antivirale, antiseptike dhe antibakteriale. Ajo është e pasur me fibra, mangan, vitaminë B6 dhe vitamina C.

Në anën tjetër, xhenxhefili është i mbushur me antioksidantë të fuqishëm që lehtësojnë problemet e tretjes, zvogëlojnë dhimbjen, pastrojnë arteriet dhe nxisin sistemin imunitar.

Limoni, ndërkohë, balancon nivelet e pH-së, funksionon si detoksifikues për trupin tuaj, si dhe përmirëson shëndetin e lëkurës.

Receta e përgatitjes së pijes:

Përbërësit:

2l ujë,

4 limona,

4 cm rrënjë xhenxhefili,

4 thelpinj të hudhrës.

Përgatitja:

Limonin, xhenxhefilin dhe hudhrën i lani dhe i prisni në feta të holla.

Që të gjithë përbërësit më pas i fusni në blender, për të arritur një përzierje homogjene.

Hidheni lëngun e fituar në një enë me ujë dhe lëjeni enën në shporet elektrik në nxehtësi mesatare.

Pas pak minutash, largojeni atë nga ngrohësi elektrik dhe lëjeni të ftohet.

Lexo po ashtu:  Ilaçi popullor nga Rusia kundër rënies së flokëve; Mësoni si mund ta përgatisni

Sapo të ftohet, vendoseni në frigorifer. Konsumoni një gotë nga kjo në mëngjes dhe para gjumit.

Falë saj, shëndeti i arterieve do përmirësohet dukshëm, si dhe shtypja e gjakut do të stabilizohet në kohë rekord. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *