Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, në Francë e kanë zbuluar formacionin që do të zbresë në fushë me urdhrin e trajnerit Didier Deschamps. Mungesa të mëdha tek “gjelat”, që duhet të bëjnë llogaritë pa Mbappe, Pogba dhe Kante.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në vend të sulmuesit të PSG-së pritet të luajë Kingsley Koman, i cili në krah do të jetë me Thomas Lemar. Dy lojtarë të shpejtë, që pritet të prishin balancat e mbrojtjes kuqezi, ndërsa para tyre pa dyshim do të jetë dyshja Griezmann-Giroud.

Në mesfushë është krijuar diga me dy lojtarë të tjerë: Matuidi dhe Tolisso, ndërsa mbrojtja është vërtetë me 5 yje: Varane dhe Lenglet në qendër, Pavard e Hernandez në krah. Në portë si gjithmonë kapiteni Lloris.

Lexo po ashtu:  Statistikat: Messi s’ka qenë kurrë më keq sesa me Setienin trajner

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *