Farat e kungullit janë me të vërtetë të vogla, por përfitimet e tyre dhe vlerat ushqyese janë shumë të mëdha.
Nëse ju hani pak fara kungulli, do të merrni sasinë e nevojshme të yndyrave të shëndetshme në trup, magnez dhe zink gjithashtu.
Përfitimet që merrni, nëse hani sa më shumë fara kungulli.
Farat e kungullit kanë shumë vlera ushqyese, ato janë të pasura me:
Fibra: 1,7 gram.
karbohidrate: 5 gram.
Proteina: 7 gram.
Yndyra: 13 gram (6 prej të cilave janë omega-6s).
Vitamina K: 18%
Fosfor: 33%
Mangan: 42%
Magnez: 37%
Hekur: 23%
Zink: 14%
Bakër: 19%
Farat e kungullit janë të pasura edhe me antioksidantë. Ato përmbajnë karotenoide dhe vitaminën E. Antioksidantët që gjenden te farat e kungullit, luftojnë inflamacionin, mbrojnë zemrën tuaj nga sëmundjet. Farat e kungullit gjithashtu mbrojnë qelizat nga radikalet e lira.
Farat e kungullit reduktojnë edhe riskun për t’u prekur nga kanceri
Përmirësojnë shëndetin e prostatës dhe fshikëzës urinare.
Janë të larta në magnez
Ulin presionin e gjakut dhe mbrojnë zemrën nga sëmundjet.
Nëse keni probleme me gjumin, ju këshillojmë të hani sa më shumë fara kungulli, pasi ato ju ndihmojnë në regjimin e gjumit. Ato janë një burim natyral i triptofanit, një aminoacid që mund të ndihmojë në nxitjen e gjumit.
Doni të dobësoheni? Përfshini edhe farat e kungullit në dietën tuaj, ato do t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm dhe të dobësoheni më shpejt.
Mund të përmirësojnë cilësinë e spermës
Nivelet e ulëta të zinkut, lidhen me cilësinë e reduktuar të spermës dhe një rritje të rrezikut të infertilitetit te meshkujt. Meqë farat e kungujve janë të pasura me zink, ato mund të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së spermës.