Douglas Selvage, kërkues në Institutin për Histori në universitetin Humboldt dhe Christopher Nehring, drejtor i Muzeut të Spiunazhit në Berlin kanë shkruar së fundmi një artikull plotësues për fushatën dizinformuese që ndërmori ish-shërbimi sovjetik KGB, ai gjermanolindor STASI për sëmundjen infektive të Sidës – HIV-AIDS në vitet ’80 të shekullit të 20-të.

Në këtë fushatë dhanë ndihmë edhe shërbimet bullgare dhe më pak ato çeke që u koordinuan sidomos në përhapjen e tezave të fabrikuara nga një biolog gjerman, Jakob Segal sipas të cilave HIV-AIDS ishte inxhineruar në SHBA dhe nuk origjinonte si sëmundje apo virus në Afrikë. Në artikull autorët sjellin tre dokumente që pasqyrojnë komunikimin mes tre shërbimeve sekrete dhe kopertinën e librit të Segal, titulluar: Sida, e keqja e prodhuar në SHBA. Jo ardhur nga Afrika.

Libri në fjalë u shpërnda në samitin e Vendeve të Paangazhuara në shtator të vitit 1986 dhe nga vlerësimet e mëpasshme të KGB-së, ai kishte patur jehonë të madhe në vendet afrikane. Ide të ngjashme me këto kishin qarkulluar vetiu në SHBA që në vitin 1983, por shërbimi sovjetik kapi momentin dhe gjeti idenë që ta popullarizonte atë aq shumë dhe në mënyrën e duhur sat ë nguliste idenë fikse se kemi të bëjmë me një sëmundje të inxhineruar. Synimet vetëkuptohen: diskreditim i SHBA-së në botë dhe ndotje e imazhit të saj si një vend që koncepton projekte maltuziane me sfond racor. 

Lexo po ashtu:  Mercedes Benz ‘ndëshkohet keq’ nga SHBA-ja – Detyrohet të paguajë 1.5 miliard dollarë për pretendimet e mashtrimit të emetimeve

Artikulli sqaron edhe një gabim formal që është bërë në raportimet e ndryshme. Operacioni i ideuar nga STASI gjermano lindor nuk quhej “Infketion”, por “Denver” dhe në komunikimet me shërbimin bullgar e rekomandonte punimin e Segal si studim shkencor që provojnë se Sida origjinoi në SHBA. Elementë të ndryshëm me këtë metodë pune, u verifikuan sipas autorëve edhe gjatë krizës së fundit me Ebolan në Afrikë, apo edhe me situatën në Gjeorgji.

Në vitet ’80, partneri kryesor i KGB-së në media ishte agjencia Ria Novosti, kurse sot mendohet se është agjencia Sputnik dhe RT. Autorë të ndryshëm mendojnë se idetë e përhapura me versionet konspirnacioniste nuk kanë patur vetëm pasoja imazhi. Kështu bashkë me seksin e pambrojtur ka ardhur edhe ideja e relativizimit të trajtimit mjekësor duke shtuar numrin e viktimave dhe duke dhënë kështu shembullin e një fushate shumë të suksesshme dizinformimi. /MekuliPress/ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën e pavarur “MekuliPress”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *