Për shekuj me rradhë njerëzit kanë përdorur produkte natyrale për të trajtuar sëmundje të ndryshme. E ashtquajtura mjekësi alternative ofron shumë zgjidhje që rezultojnë shumë më të suksesshme se trajtimi medicinal. Mjalti dhe kanella janë dy ndër produktet që kur bashkohen së bashku i sjell dobi të pafundme organizmit të njeriut dhe trajtojnë disa sëmundje.

Alergjia: Mjalti dhe kanella forcojnë veprimtarinë e sistemit imun duke e bërë më të fortë kundrejt baktereve dhe viruseve. Pini 1 gotë ujë të ngrohtë çdo mëngjes me mjaltë dhe kanellë për të parandaluar alergjitë.

Ftohja: Mjalti dhe kanella kanë veti antibakteriale dhe antivirale. Kombinimi i tyre qetëson simptomat e të ftohurës, lehtëson dhimbjet e fytit dhe kollën.

Pengon shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare: Kanella ndihmon në rritjen e fleksibilitetit dhe fuqisë së arterieve. Kurse mjalti pengon oksidimin e enëve të gjakut. Të kombinuar së bashku zhbllokojnë arteriet e bllokuara, të cilat janë një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës.

Artriti: Mjalti dhe kanella janë të pasura me kalium dhe elementë të tjerë që trajtojnë inflamacionin. Përzieni 2 lugë mjaltë me 1 lugë kanellë pluhur dhe aplikojeni në zonat e prekura nga artriti duke i fërkuar për disa minuta. Përveç masazhimit, ju mund ta mund ta hani këtë masë çdo mëngjes dhe mbrëmje për të pasur rezultate më të shpejta dhe efektive./MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Shkencëtarja kryesore e OBSH’së jep vlerësim të ashpër të sfidave që do vijnë pas pandemisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *