Një nga këngëtaret më të reja shqiptare në tregun ndërkombëtarë, Ava Max, ka treguar se e flet shumë mirë gjuhën shqipe.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, emri i të cilës është Amarda Ava Koci, e lindur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka treguar se nuk i harron rrënjët e saj e aq më pak gjuhën mëmë, përcjell Shekulli.

Edhe një herë Ava e ka vërtetuar se është krenare për vendin e saj dhe ka treguar se di edhe shqipen.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në “Instagram”, dikush e ka pyetur nëse “di të flasë shqip”.

“Po, ajo ishte gjuha ime e parë”, ka kthyer përgjigje këngëtarja e famshme, duke gëzuar kështu fansat e saj shqiptarë./MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Erza Muqolli lanson videoklipin e këngës “Je Chanterai” në Ditën e Çlirimit të Kosovës, futë edhe fjalë shqipe (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *