Limoni përmban një sasi të madhe të vitaminës C, e cila është shumë e dobishme për trupin tonë. Madje sipas ‘Healthline’ në një limon gjenden 31 mg vitaminë C.

Disa studime kanë treguar se konsumi jo vetëm i limonit, por edhe i shumë frutave që janë të pasura me vitaminën C çojnë në zvogëlimin e rrezikut të prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Veç vitaminës C te limoni gjejmë edhe fibra, të cilat e ndihmojnë shumë shëndetin tonë, e sidomos në zemër.

Për këtë arsye është mjaft i këshillueshëm konsumi i kësaj frute dhe i produkteve të tjera që përmbajnë vitaminën C.

Lexo po ashtu:  Për t’u ndjerë si në shtëpi! 3 gjërat esenciale që duhet t’i keni me vetë gjatë pushimeve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *