Fama e Ava Max këngëtares me origjinë shqiptare po rritet çdo ditë e më shumë.

Ylli i muzikës jo vetëm që po bashkëpunon me emra të njohur të muzikës ndërkombëtare por ka filluar të kërkohet edhe nga kompanitë për realizmin e reklamave.

Së fundmi, Ava ka lajmëruar se do jetë imazhi i ri i Fiat, që e ka konsideruar 25-vjeçaren si një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it.

Këngëtarja do promovojë “Panda Trussardi”, ndërsa në ditët në vijim pritet të publikojë detaje të reja nga projekti.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop-it ndonjëherë dhe një nga qytetet më elegante. Duket sikur diçka e mahnitshme do të ndodhë,” shkruan Fiat.

Vetëm dy ditë më parë Ava publikoi këngën “Slow dance” në bashkëpunim me këngëtarin AJ Mitchell, që ka arritur mbi 222 mijë klikime. /atsh /MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Ky është lapsusi i “The Sun” për Rita Orën

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *