Thëniet janë stolia e të folurit, por ato janë gjithashtu edhe një kënaqësi e dëgjuesit, e pse jo, edhe e lexuesit.
Shijojini këto thënie të përzgjedhura të popullit korean:
Nga pija vuan – një ditë, nga këpucët e ngushta – një vit, kurse nga gruaja e keqe – tërë jetën.
Aty ku nuk ka tigra, macja e egër e mban veten më të rëndësishme,
Edhe këngët më të bukura të bezdisin kur dëgjohen shumë herë.
Dera e shtëpisë e cila ka më shumë bija gjithmonë është e hapur.
Fati është si zogu në kafaz, kur njëherë e lëshon, më s’do ta zësh.
Gjuha nuk ka këmbë, mirëpo nga rend, rend me mijëra milje.
Kur rrëzohet lisi, bie hija.
Lumi i thellë rrjedh pa zhurmë.
Lumi njihet duke notuar, e njeriu në bisedë.
Lumi njihet kur e kalon, ndërsa njeriu kur jeton në të.
Mendjemadhi mendon se qielli është kapelë e tij.
Mos harroni se dashuria është e zonja, që për një natë, ta ndërton murin kinez.
Nëse ke humbur ndonjë gjë, mendo sikur ia ke dhënë ndonjë të varfri.
Nëse një koprrac i jep ndokujt të holla, i humb gjaku!
Nëse peshkun e lëshon në enë me ujë, mos mendo se ia ke dhuruar lirinë.
Nëse verës shëtit një ditë, dimrit do të jesh i urirtur dhjetë (ditë).
Në shtëpinë e lumtur edhe domatet rriten sa kungujt.
Në shtëpinë e përtacit shumohen vetëm ëndrrat.
Nuk vdes njeriu nga të ecurit, por nga të ndenjurit.
Njeriu fatkeq, edhe kur bie në pupla, e thyen kokën.
Njeriu i cili ka me vetveten ka shumë për të folur, s’ka dëshirë të flasë me njerëz të tjerë.
Njeriu i mendjes ka nevojë për siguri dhe për dinjitet.
Një “po”e sinqertë, apo një “jo”me vendosmëri, vlejnë më shumë se 100 “nëse”ose 100 “por”.
Orizin e derdhur mund ta mbledhësh, por fjalët e thëna nuk mund t’i kthesh prapa.
Për fëmijët tanë gjithmonë kujtojmë se janë më të mirë se të tjerëve ; për gruan mendojmë se është më e keqe se e huaja.
Për tre vjet edhe qeni i shkollës mëson të lehë në vargje.
Pikëllimin e të vesë e kupton vetëm vejusha.
Shko atje ku japin sojë të ëmbël, jo atje ku japin fjalë të ëmbël.
Tradhtari, shpeshherë, vdes para viktimës së vet.
Trimit i ndihmojnë yjet./MekuliPress /