Oratorët e lashtë përdornin analogjitë, ngjashmëritë e metaforat për të shpjeguar gjëra komplekse. Ashtu si në lashtësi, Newstalk shpjegon sisteme të ndryshme ekonomish dhe politikash përmes një shembulli të thjeshtë: “Ti ke 2 lopë”.
Kapitalizmi tradicional – Ti ke dy lopë, shet njërën dhe ble një dem. Tufa shumëfishohet dhe ekonomia rritet. Ti i shet ato dhe përfiton të ardhura.
Një korporatë amerikane – Ti ke dy lopë. Njërën e shet, ndërsa tjetrës i ushtron presion që të prodhojë sa për katër të tilla. Më pas punëson një specialist për të gjetur shkaqet pse lopa ngordhi.
Një korporatë greke – Ti ke dy lopë, të cilat i ke marrë hua nga Franca dhe Gjermania. I ha të dyja. Më pas të telefonon banka për të marrë qumështin, por t’i s’ke pikë qumështi ndaj telefonon Fondin Ndërkombëtar Monetar. FNM-ja të jep si kredi 2 lopë të tjera, të cilat përsëri i ha. Të telefonon përsëri FNM-ja, po ti nuk je në shtëpi; ke dalë për të provuar një prerje flokësh.
Një korporatë indiane – Ti ke dy lopë. Ti i adhuron ato.
Një korporatë italiane – Ti ke dy lopë, por që nuk ia ke haberin ku janë. E kështu, vendos që më mirë të hash drekë.
Një korporatë franceze – Ti ke dy lopë. Vendos të dalësh në grevë dhe të organizosh trazira, të bllokosh rrugët, sepse dëshiron dhe një të tretë.
Një korporatë kineze – Ti ke dy lopë dhe 300 njerëz për t’i mjelë ato. Pretendon se ke punësim të plotë dhe produktivitet të lartë të kafshëve. Në fund, arrestohet gazetari që raportoi gjithë situatën.
Një korporatë britanike – Ti ke dy lopë. Të dyja janë të çmendura.
Sistemi komunist – Ti ke dy lopë. Shteti t’i merr të dyja dhe në këmbim të jep pak qumësht.
Sistemi socialist – Ti ke dy lopë dhe njërën ia fal fqinjit.
Sistemi fashist – Ti ke dy lopë. Shteti t’i merr të dyja dhe qumështin ta jep me para.