Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Një ndër mbretërit e parë ilirë që kanë prerë monedha ka qenë Monuni, i cili mendohet të ketë mbretëruar në vitet 290/285 deri në 270 p.e.s, në trevat mes Dyrrahut dhe Apolonisë, deri në kufi me Maqedoninë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Në një informacion të publikuar nga Banka e Shqipërisë, monedhat dyrrahase gëzonin besimin e tregjeve të kohës dhe Monuni vendosi t’i riprodhojë për të lehtësuar shkëmbimet brenda mbretërisë së tij.

Stateri i mbretit Monun mban në faqe figurën e lopës duke e pirë viçi, simbol ky i marrë nga stateret dyrrahase. Mbi lopën ravijëzohet figura e një nofulle derri të egër, simbol i shtëpisë mbretërore të ilirëve.

Në shpinë paraqitet një katror i mbushur me zbukurime lineare të stilizuara (kopshti i Alkinout) dhe në brinjët e katrorit shkruhet emri i shkurtuar i Dyrrahut (DYRRA), titulli dhe emri i mbretit Monun (Basiloeos Monuniu), si dhe topurrja, arma e Herakliut. /atsh/MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Shqiptarja Elena Peshkopia, e para femër në botë me doktoraturë në filozofi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *