Berati mori pamjen e sotme në shekullin XVIII dhe sidomos në shekullin XIX, pas tërmetit të vitit 1851.

Në fund të viteve 30 të shekullit XIX Berati kishte 8000 banorë dhe ishin shfaqur punishtet e tipit të manifakturave, transmeton KultPlus.

Asokohe Berati zinte vendin e dytë pas Shkodrës për fuqinë ekonomike të tregtarëve të mëdhenj, të cilët kishin agjenci në Durrës e Vlorë si edhe në Trieste, Korfuz e Maltë.

Në fund të viteve 1800 në qytet kishte 820 punishte zejtare e dyqane, duke qenë kështu qendra më e lulëzuar ekonomike, tregtare e kulturore e Shqipërisë së Jugut.

Deri në mes të shekullit XX në Berat ekzistonin ende tre tregje të gjerë të cilët funksiononin rregullisht çdo të shtunë: Pazari i misrit, Pazari i bulmetit dhe Pazari i gjësë së gjallë. Ekzistonte edhe tregu i ri, me 100 dyqane moderne ku përfaqësoheshin të gjitha llojet e tregtive.

Për nga numri i zejtarëve Berati ishte në vend të parë; ushtroheshin rreth 23 lloj zeje. Çdo zeje sistemohej në një rrugë të cilës i jepte emrin.

Lexo po ashtu:  Shqiptari ndryshon historinë, zbulon si janë ndërtuar piramidat

Kështu shpjegohen edhe emrat e rrugëve deri në gjysmën e dytë të shekullit XX si rruga e kazanxhinjve, bakërxhinjve, xhokaxhinjve, leshpunuesve, rrobaqepësve, samarxhinjve, etj./dita//MekuliPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *