Në 22 vjetorin e protestës së studentëve të Universitetit të Prishtinës, mblidhemi te ish ndërtesa e rektoratit të Universitetit të Prishtinës në Velani për ta vazhduar marshin e ndërprerë të studentëve në vitin 1997 nga forcat e regjimit serb të Millosheviqit.

“ORCA dhe Admovere ju ftojnë që të martën, 1 tetor 2019, nga ora 12:00, të mblidhemi para shtëpisë ku në vitet ‘90 ishte rektorati i Universitetit të Prishtinës, për ta nderuar familjen Shoshi dhe të gjitha familjet që mundësuan arsimin gjatë atyre viteve kur ai ishte ndaluar për shqiptarët nga regjimi i Millosheviqit. Pastaj, do të vazhdojmë rrugëtimin e studentëve, që atëkohë u ndërpre nga dhuna brutale e policisë serbe, për të mbërritur te kampusi i sotëm i Universitetit të Prishtinës”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e organizatorëve. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  (1922) Prifti anglez, Wigram: - Shqiptarët ndihen sipërorë, por nuk përbuzin askënd për shkak të fesë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *