Ali Asllani

Ç’do të thotë patriot
sot për sot në Shqipëri?
Një tuf’ ah e një tuf lotë,
një njeri i pa njeri!

Jo, jo! Burri i bën ball’
do buçit si val’ mbi zall,

Sa më zi edhe më zi
sido qoftë pun’ e tij,
copë-cop’ i bënet buza
po aspak s’i falet shpuza.

Sikurse një gur stërrall,
në gji zjarrin e ka ngjall,
qoft në lum’ e qoft’ në det
zjarr’ i tija nuk humbet!/MekuliPress /

Lexo po ashtu:  Faik Konica: Gjuha dhe letërsia shqipe - Gjuha që flasin shqiptarët është një gjuhë e vjetër, origjinale, për të cilën disa janë shprehur se është më e lashta në Evropë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *