Me komunikata të rrejshme e të shpifura nuk ndalet dot fitorja e thellë e Lëvizjes VETËVENDOSJE me 6 TETOR.

Kot e kanë fajdexhinjët, e sejsuzët e dehur, se populli e ka kuptuar, qytetarët e kanë vetëvendosur, votuesi e ka të fiksuar dhe është lidhur me numrin 126 dhe me 6 TETOR do të vulosin FITOREN e thellë të 126 LVV dhe do t’ju japin kartonin e kuq gjithë atyre, që kanë grryer shtetin, kanë vjedhur buxhetin, kanë shkatërruar jetën e qytetarit dhe kanë shkelur ligjet dhe kushtetutën e Kosovës dhe i kanë futur gërsherët hartës së Kosovës.

Rrenat nuk shitën më, të gjithë e kanë të qartë që ERDHI DITA dhe shkoi terri përgjithmonë.

Lëvizja fiton dhe Lëviz vetëm me Qytetarin për Kosovën e pandashme, për të çkapur shtetin dhe për zhvillimin, dhe nuk bën kompromis me askënd e asnjë parti për asnjë çmim.

Vota është e shenjtë, e ne kemi BESË e jemi të BETUAR të bëjmë ndryshimin me votë demokratike e referendum gjitheqytetarë me 6 TETOR /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Deklaratë për media: Teatrot Kombëtare u ruajtën falë punës dhe kontributeve të çmuara të qindra e mijëra qytetarëve. Kjo, dhe vetëm kjo, është mënyra se si mund të ruhen dhe fitohen të drejtat tona!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *