Ky është momenti kur vetura luksoze Bentley që për të lëvizur përdor zinxhirë në vend të rrotave, arrin shpejtësinë prej 130 kilometrave në orë, ku personat që arritën ta prodhojnë pretendojnë se është vetura më e shpejtë në botë që lëviz me zinxhirë.

I njohur për luksin dhe dizajnin sportiv, një grup të rinjsh nga Rusia vendosën që projektin e tyre ta ngritin në një nivel tjetër. Bëhet fjalë për Bentley Continental GT, që ka elemente të një tanku, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq edhe pse është filmuar duke lëvizur me shpejtësi prej 130 kilometra në orë, këta të rinj këmbëngulin se ajo mund të arrij shpejtësinë maksimale prej 320 kilometra në orë – e tëra çfarë duhet janë disa modifikime.

Ata madje pretendojnë se është vetura më e shpejtë në botë që lëviz me zinxhirë, e jo me rrota si çdo veturë tjetër.



Lexo po ashtu:  O moj Shqypni, e mjera Shqypni

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *