Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka prezantuar aderimin më të ri në këtë parti.

Nga sot në Vetëvendosje është anëtarësuar edhe doktor shkence Arbënore Berisha Bicaj, sjellë MekuliPress.com

Kurti, teksa ka prezantuar biografinë e saj, ka thënë se Berisha Bicaj do të sjellë përvojë të rëndësishme në VV, duke e shtuar hapin drejtë realizimit të programit që avancon arsimin dhe e ndërlidhë atë me ekonominë.

Postimi i Kurtit:

Arbënore Berisha Bicaj anëtarësohet në Lëvizje. Lindur në Prishtinë dhe nënë e dy fëmijëve Arbënorja bartë titullin Doktor Shkence në lëminë e pedagogjisë. Për 13 vite ajo ka koordinuar programin më të madh në fushën e zhvillimit profesional dhe të kualifikimit të mësimdhënësve në vend, programin AKM në kuadër të Universitetit të Prishtinës, MAShT-it, dhe Fakultetit të Edukimit që ka shënuar një kthesë e rëndësishme në reformimin e arsimit dhe shkollave në Kosovës. Arbënorja ka punuar si ligjëruese e jashtme në Universitetin e Prishtinës, si ligjëruese e rregullt në disa Kolegje dhe Universitete private në vend dhe tani është profesoreshë në Kolegjin AAB. Ajo ka botuar librin “Procesi i Bolonjës dhe kurrikulat në fakultetet e mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës” dhe është bashkeautore në librin me karakter universitar të Prof. Dr. Afërditë Deva-Zuna, që titullohet “Partneriteti Shkollë-Familje-Komunitet, sfidë vijanoze”. Përkitazi me fushën e studimeve dhe përvojën në mësimdhënie ajo ka publikuar edhe artikuj shkencor në revista vendore, rajonale dhe ndërkombëtare. Arbënorja sjell një profesionalizëm dhe përvojë të rëndësishme në Lëvizjen tonë, duke e shtuar kështu hapin drejtë realizimit të programit që avancon arsimin dhe e ndërlidhë atë me ekonominë. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Putin sfidon Perëndimin firmos pavarësinë e dy rajoneve: Ukraina u krijua nga Lenini, pas rënies së bllokut Rusia u grabit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *