Bullizimi, apo sjelljet e dëmshme agresive në shkolla, është një fenomen mbarëbotëror dhe si i tillë është i pranishëm edhe në Shqipëri. Dhuna brenda mureve te shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve mbetet në nivele alarmante.

Është evidentuar se 1 në 5 fëmijë në arsimin parauniversitar në vendin tonë është pre e bullzimit.

Pra nëse ne kemi sot në Shqipëri 480.000 fëmijë, të cilët janë pjesë e arsimit parauniversitar një në pesë fëmijë janë pre e dhunës ndaj bullizimit nëpër shkolla. Bullizimi është formë dhune dhe shfaqet në disa forma. Mund të shfaqet si vënia e nofkave që nxënësit i vënë njëri-tjetrit dhe harrojnë që një nofkë që i vënë shokut është një formë bullzimi. Bullizmi vjen edhe në formë verbale dhe në formë fizike, është fenomeni më i përhapur në shkollat shqiptare.

Bullzimi vjen edhe si pasojë e ndryshimeve në mjedis, si mbërritja në kryeqytet, apo nga njëri qytet në tjetrin, nga një zonë e thellë malore apo përkatësia etnike, kushtet socialo-ekonomike. Kështu që nëse nuk merren të gjitha masat për të luftuar fenomenin e dhunës dhe bullzimit në shkollat tona si do u ofrojmë nxënësve arsim cilësor”, tha Linda Pino, koordinatore kombëtare e koalicionit për arsimin.

Lexo po ashtu:  Këto janë rregullat që vlejnë për mërgimtarët që ia mësyjnë Kosovës për festa

Psikologët u bënë pjesë e shkollave shqiptare për herë të parë në vitin 2013. Sipas Pinos, roli i tyre nuk është gjithmonë funksional dhe efiçient. Sakaq, vendosja e policeve të sigurisë për herë të parë në 150 gjimnaze në mbarë vendin jep shpresë që situata do të përmirësohet.

Në vitin 2016, Ministria e Arsimit hartoi një nismë me shoqërinë civile për të parandaluar dhunën dhe bullizmin në shkolla, por sot fushatat kundër dhunës dhe bullizmit janë të lokalizuara. Kërkohet me urgjencë një plan kombëtar.

Ekspertet rekomandojnë vëmendjen jo vetëm të mësuesit, por edhe të prindërve në marrjen e masave të menjëhershme, për të evituar pasojat afatgjata te fëmijët dhe adoleshentët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *