“Mikja ime fëmijëri” kënduar nga Isea Çili u shpall fituese e Junior Fest Albania 2019. Kompozitor i këngës është Saimir Çili dhe poezia e Jorgo Papingjit.

Festivali u mbajt të dielën në mbrëmje në Amfiteatrin e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. Dashamirësit e muzikës për fëmijë ndoqën 18  krijime të interpretuesve nga 9-14 vjeç. Ata erdhën nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe jashtë saj.

Isea Çili me këngën “Mikja ime fëmijeri” do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian “Junior Eurovision Song Contest”, i cili këtë vit do të zhvillohet në Gliwice të Polonisë. Kjo është hera e gjashtë që Shqipëria merr pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar muzikor për fëmijë. 
RTSH do ta transmetojë Junior Fest Albania 2019 të mërkurën në orë 20.35.

Lexo po ashtu:  5 rrëfimet personale të Dua Lipa-s (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *