Lajme të rreme, shpifëse e partiake ka vite e vite që i janë sajuar e konsumuar në hapsirën publike të Kosovës. Por lajmi i poshtër, e me sherr, i sajuar nga portali i njerëzve Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri, tregon se deri ku ka arritur varësia e njeriut për luks, sponzorizime, tendere e servilizma. Është fjala për lajmin servil: “Arrestohen për drogë djemtë e vëllaut të Kandidatës x”.

Njerëzit Vehbi Kajtazi dhe Parim Olluri, para se të mirren me ofendimin dhe rrënimin e personalitetit të individëve, duhet t’i sqarojnë publikut se sa qindra mijëra euro i kanë përfituar këta në formë “sponzorimi” nga Posta dhe Telekomi i Kosovës që është në falimentim e sipër.

Ky lajm ad hominem vërteton se gazetaria shqipe ka marr fund! Çfarë injorance! Çfarë dashakeqsie! Cili ështe faji i zonjës X në këtë rast për sjelljet e “djemëve të vëllaut”?
Pse duhet të plasohet ky informacion i poshtër e me karakter fushate partiake?
Pse nuk dilni hapur, aty tek portali juaj, e të pranoni se jeni vec një stativë mikrofoni i PDK’së e hiq tjetër. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Ish-drejtori i RTK2 përpiqet ta arsyetojë sulmin terrorist serb në Banjë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *