Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Frashër Krasniqi, i ka reaguar kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufcës, i cili e quajti Dardan Molliqajn rrugaç e bandit pas publikimit të pamjeve të rrahjes me Haki Abazin.

Krasniqi në një postim në Facebook, e ka quajtur hipokrite deklaratën e Konjufcën.

Ai ka pyetur se a duhet të largojë VV-ja nga lista Liburn Aliun dhe Rexhep Selimin, për sulmet e mëparshme fizike ndaj Muhamet Selmanit dhe një deputeti të Kuvendit të Kosovës.

Krasniqi ka theksuar se VV po fshihet nga debatet me Molliqajn, por ka thënë se ky i fundit nuk do të largohet nga lista zgjedhore.

Reagimi i Krasniqit:

Glauk Konjufca e quajti Dardan Molliqajn rrugaç e bandit dhe kërkoi largimin e tij nga lista e kandidimit. Çfarë hipokrizie!

– A duhet VV ta largojë nga lista Liburn Aliun që e kishte sulmuar fizikisht asambleistin Muhamet Selmani?!

– A duhet VV ta largojë nga lista Rexhep Selimin që e kishte sulmuar fizikisht një deputet të Kuvendit të Kosovës?!

Normalisht që përgjigjja e tyre është JO. Sepse hipokrizia e tyre është shumë e madhe.

Lexo po ashtu:  Sa i përket ndërkombëtarëve, vetëm ndonjë debil ka menduar dhe vazhdon të mendojë se LV ka qenë “kundër tyre”.

Shumë mirë që doli videoja dhe tash vetë qytetarët mund t’i shohin gënjeshtrat dhe viktimizimet e paqëndrueshme të VV-së.

Sulmojnë. Ikin. Viktimizohen. Fshihen nga debatet. Vajtojnë. Kjo është stërkeqja e VV-së.

P.S.

E di që kishin pasë qejf me e largu Dardanin nga lista zgjedhore, sepse në hall janë s’un po dalin në debate . Paramendo kur ta kenë përballë edhe në Kuvend. Krejt të vërtetat në sy, si zakonisht. E di që ju pengon. Ma shumë se PDK-ja (me të cilën nuk po merren më).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *