Autoritetet i kanë arrestuar së paku dy figura të rëndësishme të protestuesve në kohën kur Hong Kongu po përgatitet për ta shënuar 70-vjetorin e themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Ky përvjetor shënohet të martën.

Policia e ka ndaluar mbajtjen e një proteste të madhe, të organizuar nga Fronti Civil për të Drejtat e Njeriut. Sidoqoftë, protestuesit janë zotuar se do të dalin në rrugë më 1 tetor për ta shfaqur zemërimin e tyre lidhur me shkeljen e të drejtave nga pushteti kinez.

Të hënën, aktivisti Ventus Lau dhe aktori Gregory Wong u arrestuan nën akuzat lidhur me një incident që kishte ndodhur më 1 korrik, kur protestuesit kishin hyrë me dhunë në ndërtesën e kuvendit dhe e kishin dëmtuar atë.

Në anën tjetër, kryetarja e qytetit, Carrie Lam, bashkë me një delegacion prej 240 personash, përfshirë politikanë kinezë, liderë biznesesh dhe shefa të medieve, u nisën drejt Pekinit për të marrë pjesë në ceremoninë festive të së martës.

Autoritetet kineze i kanë shtuar masat e sigurisë në prag të shënimit të festës kombëtare. Forca të shumta policore janë vendosur nëpër rrugët e Pekinit dhe rrethinës së tij. Në kryeqytetin kinez pritet të mbahet një paradë ushtarake të martën, shkruan “The Guardian”. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Këshili i Ambasadorëve Shqiptarë mbi emërimin e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *