Fatura u shpërnda me shpejtësi të madhe në internet dhe pas saj erdhi dhe reagimi i menjëhershëm i pronarit të lokalit.
“Menyja e lokalit është shumë e qartë, gjithçka është e shkruar dhe e
detajuar, mjafton të shohësh çmimet, asnjë pjatë me makarona nuk shkon
më shumë se 16 euro. Për të paguar atë shifër vajzat do kenë marrë dhe
peshk që tek ne është i freskët. Klienti e zgjedh dhe ne e gatuajmë”,
deklaroi për mediat pronari i lokalit.
Një gjë tjetër që të bie në sy në faturën e kripur është dhe një bakshish i caktuar prej 80 eurosh për të cilin pronari i lokalit thotë që nuk është i detyrueshëm, por që varion nga 10-20% të faturës.
Ndërkohë në rrjet kanë shpërthyer kritikat ndaj restorantit, ndërsa theksohet se edhe në Tripadvisor vlerësimet për këtë restorant janë negative.