Një shtëpi ankandi në Zvicër po përgatitet të hapë sot shitjen e 25 makinave luksoze duke përfshirë markat Ferrari, Rolls Royce dhe Lamborghini, të cilat iu sekuestruan nga autoritetet e Gjenevës djalit të presidentit të Guinesë Ekuatoriale në një proces për pastrim lekësh.
Shtëpia e ankandit ”Bonhams” shpreson të mbledhë rreth 18,5 milion franga zvicerane nga shitjet (mbi 17 milion euro).
Shuma do të dhurohet për bamirësi për njerëzit e vendit afrikan.
Ankandi pason njoftimin në shkurt të vitit të kaluar nga prokuroria e Gjenevës për mbylljen e çështjes kundër Teodoro Nguema Obiang Mangue, djali i Teodoro Obiang, presidenti i Guinesë Ekuatoriale për rreth 40 vjet.
Përveç makinave, autoritetet zvicerane kishin urdhëruar kapjen e një jahti në vitin 2016.
Sidoqoftë, sekuestrimi u hoq nga jahti pas marrëveshjes së shkurtit, në të cilën Guinea Ekuatoriale pranoi të paguante 1,3 milionë dollarë për autoritetet të Gjenevës. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!