Kohëzgjatja e leximit: 1 minuta

Në Monaco Yacht Show është prezantuar koncepti futurist i një yahti me hidrogjen 112 metra i gjatë. Ndërmarja holandeze Sinot Yacht Architecture & Design ka përfituar nga ky show, më i rëndësishmi i sallonit të anijeve, për të zbuluar projektin e yahtit ekologjik të quajtur ‘Aqua’, ‘Uji’.
Anija, e gjatë 112 metra, sipas projektit, do të ushqehet me një sistem që shfrytëzon hidrogjenin e lëngshëm, që ruhet në temperaturën -253 gradë në dy serbatorë të mbyllur me nga 28 tonë secila.

Hidrogjeni më pas konvertohet në energji. Anija superluksoze ka rreth 5 ura, ofron hapësirë për 14 të ftuar dhe 31 anëtarë të ekuipazhit, një palestër, një studio joge, një sallon bukurie, një sallë masazhi dhe një pishinë me ujëvarë në urën e pasme. Superyahti, gjithmonë sipas projektuesve, do të jetë në gjendje të arrijë shpejtësinë në më shumë se 30km/orë dhe të ketë një autonomi në më shumë se 6000km.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

Lexo po ashtu:  Ne e dijmë, se, një ditë popujt do të na kuptojnë, perandor, kryegjyqtar, krejt do të na gllabërojnë.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Për momentin ‘Aqua’ është vetëm një prototip dhe nuk është e qartë kur projekti do të marrë jetë. Sinot Yacht shpreson që ky sistem inovativ mund të revolucionarizojë shumë shpejt industrinë detare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *