Poezi nga Fatos Arapi

Ja, edhe gjyshja në arkëz,
kukull e vogël në kartëz,
Është… dhe prapë s’është e tëra,
sikur nuk është si përhera.
Gjithë karfica, gjilpëra
kapur satenet në kokë,
lidhur këpuckat përposh,
shami e lule në gjoks.

Mbyllur kapakët e syve
ç’ndjej u shua brenda tyre?).
E sheh… dhe të duket heshtja
pe gjasme e pe gjasme vdekja.
Gjyshja e vogël, e bukur,
e pastër…
Në arkëz kukull.

Gjithë karfica, gjilpëra,
qepur vite të tëra,
lidhur kujtime e malle,
dhembje, që duken si përrallë.
E sheh… dhe të duket heshtja. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lexo po ashtu:  Adoleshenti gjerman bëhet miliarderi më i ri në botë – Ja burimi i tij i të ardhurave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *