Shkrimtarja Flutura Açka shprehet se gjëja që e trishton më shumë është dëshira e shqiptarëve për tu larguar nga vendi.

E ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, tha se duhet një reflektim i thellë se përse po ndodh ky fenomen.

Ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve për të mos ia lënë Shqipërinë horrave.

Sonila Meço: Cila është dhimbja e Fluturës grua në këtë vend?

Flutura Açka: Të mendosh se kanë ikur 300 mijë dhe çdo ditë bëjnë valixhet gati, ku do shkojnë këta njerëz? Kush i pret këta njerëz? Nuk është më e bukur edhe ajo botë, ka koncesione të mëdha edhe ajo botë. Nuk është bulevard, kërkon sakrifica të jashtëzakonshme të kalosh kufirin. Kjo është gjëja që më trishton më shumë, që këta njerëz duan vetëm të ikin. Është kthyer Shqipëria në gogol. Nuk duhet të ishte kështu. Kush i çoi? Na duhet reflektim i thellë, përse ndodh?

Sonila Meço: Dëshirën për tu bërë më mirë e kemi të gjithë. Problemi është që në gjithë këtë diskutim që bëmë e dashur Flutura rrekem ta gjej të drejtën dhe se gjej dot

Lexo po ashtu:  Piktura e fshehur nga publiku për hatër të Serbisë së Ivo Andriqit, Çubrilloviq, Rankoviqit, Millosheviqit e Vuçiqit

Flutura Açka: Ka vetëm një gjë, ne nuk mund t’ja lënë Shqipërinë horrave. Absolutisht. Çdo familje duhet të mendojë që do vijë një moment, po të ikim të gjithë kujt do t’i mbesë Shqipëria. Do thuash gjithsecili për vete. Jo, nuk mendohet kështu. Duhet të mendohet edhe për nesër. Dhe ata të viteve ’30 kanë menduar kështu siç mendoj unë tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *