Mezi po prisni që familja juaj të shtohet me një bebe? Atëherë sigurohuni të lexoni këtë artikull

Më poshtë do të lexoni për disa ushqime të cilave duhet të qëndroni larg nëse së fundi po përpiqeni të mbeteni shtatzënë.

Çdokush e njeh rëndësinë e një diete të monitoruar dhe të ekuilibruar kur është fjala për të humbur peshë ose ruajtur peshën, apo për t’u mbrojtur nga disa sëmundje të caktuara. E njëjta gjë vlen edhe para një shtatzënie. Disa përbërës artificialë dhe kontaminues mund të ndikojnë në nivelet e hormoneve duke e bërë shumë të vështirë konceptimin.

Ushqimet e gatshme

Të lira dhe të kudondodhura, ushqimet e përpunuara janë një dhuratë për personat që nuk kanë kohë, energji ose mundësi për të përgatitur ushqime me duart e tyre. Këto produkte kanë një ndikim negativ tek gratë që duan të bëhen nëna sepse shkaktojnë disbalancë hormonale. Organet e ndryshme riprodhuese janë të ndjeshme ndaj efekteve të këtyre substancave të cilat çrregullojnë nivelet e hormoneve në trup.

Lexo po ashtu:  Çfarë i ndodh nënës e ndjen dhe fëmija; Ja si ndikon stresi në fetus gjatë shtatzënisë

Ushqimet e yndyrshme

Ushqimet e yndyrshme duhen eliminuar nga dieta nëse po përpiqeni të mbeteni shtatzënë. Ato ndikojnë në shtimin e peshës dhe pesha e tepërt është numër një në çrregullimin hormonal. Gjithashtu mbipesha është e rrezikshme për komplikacione të ndryshme në rast se jeni shtatzënë.

Frutat e detit me sasi të larta merkuri

Jo çdo gjë që vjen nga deti është 100% e sigurt për konsum. Për shembull peshku ton dhe shpatë njihen për kontaminimin e lartë me merkur. Problemi me konsumin e tepërt të këtyre ushqimeve është se merkuri mund të akumulohet në trup. Përveçse shkakton efekte të pakëndshme në sistemin riprodhuese, mund të dëmtojë fetusin tek gratë me merkur të lartë në dietën e tyre.

Pije alkoolike

Ekspertët sugjerojnë se duhet të eliminoni plotësisht alkoolin nëse po përpiqeni të ngeleni shtatzënë. Kjo sepse alkooli shkakton inflamacion. Gjithashtu pengon përthithjen e vitaminave B të cilat janë vitale për ju në momentin që po përpiqeni të jeni shtatzënë.

Pijet me gaz (edhe ato dietike)

Lexo po ashtu:  Nëse doni të jeni të lumtur, hiqni dorë nga këto 7 gjëra

Të fundit, por jo më pak të rëndësishme, pijet me gaz duhen larguar nga regjimi nëse po përpiqeni të keni një fëmijë, këshillon Living. Konsumimi i tyre, sipas ekspertëve, mund të shkaktojë inflamacion i cili dëmton nivelet e hormoneve dhe sistemin riprodhues.

Inflamacioni në fjalë mund të qarkullojë me anë të gjakut me sheqerin që përmbajnë këto lëngje, ose të dëmtojë bakteret e shëndetshme të zorrëve përmes ëmbëltuesve artificialë që gjenden në to. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *