Në shkrimet e tij nuk ndihet asnjë grimcë urrejtje, asnjë dëshirë hakmarrje.

Italiani me origjinë hebreje është një prej të paktëve që i mbijetuan Holokaustit. Me mundësinë e parë që iu dha për të rinisur jetën, kësaj rradhe më njerëzore, ai rrëfen përvojën e tij duke e dokumentuar atë në librin “A është , vallë, njeri…?”  që u pasua nga dy kryevepra të tjera : “Armëpushimi” dhe “Të mbytyrit e të mbijetuarit”.

Në 1938, Levi u diplomua si kimist. Pas vendosjes së regjimit fashist, politika e të cilit shpalli ligjet racore, ai u diskriminua prej prejardhjes së tij dhe u vendos në rradhët antifashiste. Në 1943 ai u arrestua dhe përjetoi makabritetet e kampit të punës dhe të shfarosjes. Tronditja psiqike dhe dëmtimet që trupi dhe organizmi i tij mori atë përiudhë të tmerrshme, i dhanë shtysë që të dokumentonte përvojën e tij.

Në shkrimin e tij nuk ndihet asnjë grimcë urrejtje, asnjë dëshirë hakmarrje. Stili i tij ngjan më atë të një kronike të zezë. Por fakti i vërtetësisë  së fakteve që ai përshkruan, ashtu thatë, e bën të rrënqethet këdo, që ka sado pak njohuri rreth asaj që ka përjetuar njerëzimi nga dora e vet. Kjo është  ndoshta vetia që e bën këtë autor të veçantë dhe librat e tij të çmuar.

Lexo po ashtu:  Google surprizon të gjithë me lëvizjen e papritur

Në fillim të veprës  “A  është , vallë, njeri..?” :

“Ju që jetoni të sigurt

Në shtëpitë tuaja të vakëta,

Ju, që kur ktheheni mbrëmbjeve në shtëpi

Gjeni ushqim të ngrohtë  e fytyra miqësore:

Shqyrtoni a është burrë ky

Që punon në baltë

Që nuk njeh prehje

Që lufton për një krodh’ buke

Që vdes nga një “po” a një “jo”.

Shqyrtoni a është grua kjo,

Pa flokë e  pa emër

Pa fije force për të kujtuar

Të zbrazur sytë e bosh prehëri

Si një bretkosë dimrit.

Vritni mendjen se kështu ka ndodhur:

Ju urdhëroj me këto fjalë.

Gdhendini në zemrat tuaja

Tek rrini në shtëpi, tek shkoni udhës,

Kur shtrihnei kur ngriheni;

Përsërituani fëmijëve tuaj.

O ju shoft’ vatra,

Ju zëntë sëmundja,

Bijtë tuaj mos ju pafshin me sy. “ /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *