Miqëve të mi “rugovianë”:
Nuk e di pse një pjesë e elektoratit të LDK-ës e barazon Ibrahim Rugovës me Vjosa Osmanin.
Megjithatë e bën. E thotë: “do të votoj për Ibrahim Rugovën” teksa voton për Vjosa Osmanin!
Barazimi i Ibrahim Rugovës me Vjosa Osmanin e fyen kujtimin e Ibrahim Rugovës po aq sa Fehmi Aganin barazimi me Agim Veliun e Lutfi Hazirin – dy kokat e sotme te LDK – dhe është po aq pa kuptim sa barazimi i Isa Mustafës me Xhemjal Mustafën (!). Dhe e gjitha, po aq pa kuptim sa “aftësia” mos me dallu të gjallin nga i vdekuri.
Megjithatë thonë se LDK ka njerëz të aftë! Po, me sa duket vetëm për me ndalu mendjen njerëzore. Specialistët dhe intelekualët e LDK-ës janë të aftë po aq sa ora e ndalur me e tregu kohën teksa koha reale lëvizë. Dhe po lëvizë sipas ritmit të Lëvizjes Vetëvendosje!
Por miq të mi, ju po zgjoheni, edhe elektorati i LDK-ës megjithatë po zgjohet, po del nga shtangimi i shitimit prej “zanave” të liga dhe po drejtohet kah lëvizja reale – LVV.
Sa kaq, ky është sukses i Kosovës dhe i shqiptarëve. Dhe aftësia juaj, miq të mi, të jeni gjithmonë me lëvizjen dhe përparimin.
Faleminderit!

Lexo po ashtu:  GJERGJ FISHTA -KOHA E ARDHSHME E SHQIPNIS, 1923

Hysamedin Feraj /MekuliPress /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *