Dje, një delegacion nga Partia Socialdemokrate e Zvicrës, i udhëhequr nga deputetja shqiptare në Kantonin e Zurich-ut, Qëndresa Sadriu, vizitoi Lëvizjen Vetëvendosje!. Delegacioni u prit nga Sekretari për Marrëdhënie me Jashtë, Kreshnik Ahmeti, kandidatët për deputetë Arben Vitia dhe Venera Llunji, dhe këshilltari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Egzon Azemi.

Në këtë takim, delegacioni nga Zvicra i përbërë nga deputet të nivelit kantonal e të qyteteve, u interesuan për fushatën zgjedhore dhe prioritetet qeverisëse të Lëvizjes VETËNDOSJE!. Ata u njoftuan me 20 prioritetet qeverisëse, të cilat janë zgjidhja e vetme për tejkalimin e krizës kronike ekonomike e sociale në vend. Me këtë rast, u diskutuan problemet e punësimit dhe zhvillimit të ulët ekonomik dhe masat konkrete të cilat do t’i zbatojë qeverisja e Vetëvendosje!-s në mandatin e radhës.

Në anën tjetër, në këtë takim u shkëmbyen përvojat e strategjive dhe metodave të fushatave zgjedhore. Përfaqësuesit nga Partia Socialdemokrate e Zvicrës u njoftuan me fushatën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje! dhe me faktin që subjekti ynë ka shpenzimet më të ulta të fushatës, sepse është i bazuar në aktivistët/et dhe vullnëtarët/et e saj, dhe se është subjekti i vetëm i cili po i respekton rregullat e fushatës me rigorozitet.

Lexo po ashtu:  Për vetëm nëntë muaj 17 gra u vranë në Kosovë

Në fund palët u pajtuan që t’i vazhdojnë kontaktet edhe në të ardhmen, me ç’rast delegatët nga Zvicra shprehën dëshirën që të marrin pjesë në tubimin e fitores së Lëvizjes Vetëvendosje!, i cili mbahet sot, më 4 tetor, në ora 20:00, në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *