Sipas burimeve të Nikkei, rritja e fundit në porositë e iPhone është përqendruar kryesisht tek modeli më i lartë iPhone 11 dhe modeli iPhone 11 Pro.

Apple rrit prodhimin e iPhone 11 me 10%

Apple u ka kërkuar furnizuesve të rrisin prodhimin e modeleve iPhone 11 me 8 milionë njësi ose 10% raportoi ditën e Premte Nikkei Asian Review duke cituar kërkesë më të lartë sesa ishte parashikuar.

Më përpara Apple ka qenë konservatore me prodhimin, sidomos vitin e kaluar. Pas rritjes, volumi i prodhimit për iPhone 11 do të jetë më i lartë sesa i modeleve të vitit të kaluar.

Sipas burimeve të Nikkei, rritja e fundit në porositë e iPhone është përqendruar kryesisht tek modeli më i lartë iPhone 11 dhe modeli iPhone 11 Pro.

Ndërsa për modelin iPhone 11 Pro Max rritja ka qenë më vogël dhe kjo falë çmim bazë prej 1,099 dollarësh.

Furnizuesit gjithashtu po tregohen të kujdesshëm sepse i frikësohen se niveli i lartë i porosive nuk do të vijojë gjatë.

“Kërkesa është e kënaqshme aktualisht, por nuk duhet të tregohemi tepër optimistë,” mësohet të ketë thënë një prej ekzekutivëve të kompanive të prodhojnë iPhone për Apple. 

Lexo po ashtu:  Gazeta Franceze në vitin 1904: Letërsia turke ka pësuar humbje të madhe me vdekjen e Sami Frashërit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *