Ditët e nxehta nuk kanë përfunduar akoma e për pasojë as plazhi. Duke qenë se pjesa më e madhe e njerëzve vazhdojnë ende të shkojnë në plazh gjatë fundjavave, do të japim disa këshilla për lëkurën dhe flokët si të jenë sa më të shëndetshme. Pas plazhit, është e rëndësishme që lëkura, trupi dhe flokët tuaj pas një dite të kaluar nën ekspozimin në diell, të qëndrojnë të buta dhe të shëndetshme.

Fytyra

Pas një dite në plazh duhet të kujdeseni për fytyrën tuaj, duhet ta lani mirë atë. Është e rëndësishme që ta hiqni nga fytyra kremin e diellit, në mënyrë që të mos bllokohen poret tuaja, së bashku me djersën e mbetur, ujin e kripës dhe rërën që ndoshta ka ngecur diku. Nëse nuk jeni djegur nga dielli, atëherë bëni një eksfolim të butë (përdorni pak sheqer kaf të përzier me vaj bajame të ëmbël) për të hequr shtresat e dëmtuara të lëkurës. Lëkura dehidrohet nga era dhe dielli, kështu që është e rëndësishme të shtoni lagështi përsëri. Shmangni kremrat që përmbajnë vaj, benzokain ose lidocaine dhe gjithashtu produktet që përfshijnë retinol, retinë A ose eksfoliatorë të ashpër pasi lëkura është shumë e ndjeshme pas periudhave të zgjatura në diell.

Lexo po ashtu:  Vaji i kokosit është më i mirë se çdo pastë dhëmbësh sipas studiuesve

Trupi

Kujdes, pas kthimit nga plazhi bëni gjithmonë një dush. Pastroni mirë me një sfungjer shtresat e dëmtuara nga dielli, djersa dhe rëra. Përdorni një sapun të butë, pastaj vazhdoni me një hidratues. Gjithashtu mund të bëni një banjë qumështi qetësuese duke shtuar disa gota qumësht në vaskë.

Flokët

Flokët nuk i tregojnë efektet e shumta të diellit aq shpejt sa lëkura, por ato vuajnë gjithashtu. Ju duhet t’i lani patjetër flokët pas plazhit. Përdorni një shampo të butë, hidratuese. Përdorni një maskë ose balsam nëse flokët duken të thatë. Këshillohet që të përdorni vaj ulliri ose bajameje te majat e flokëve pasi ndihmon në ushqyerjen e tyre. Gjatë verës është shumë e rëndësishme që të pini sa më shumë ujë dhe të konsumoni sa më shumë fruta siç janë manaferrat dhe shalqiri që përmbajnë antioksidantë dhe nivele të larta të ujit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *